Lagjja 300-vjeçare e Zdrales në Shkodër, një prej zonave historike më të njohura të qytetit në veri të vendit tashmë është e transformuar.

Falë projektit të bashkisë Shkodër nisur në vitin 2024, kjo lagje historike është shndërruar në një destinacion të ri tregtar, social dhe turistik, duke i shtuar vlerë të konsiderueshme ofertës turistike të qytetit.

Projekti për rivitalizimin e Zdrales është një investim prej 2.5 milionë eurosh. I konceptuar në detaje për transformimin e kësaj lagjeje historike, projekti ka prekur infrastrukturën tokësore, fasadat, pjesën e xhamave dhe dyqaneve.

Lagja Zdrale, sot shërben edhe si një pedonale për këmbësorët, ndërsa subjektet tregtare janë unifikuar të gjithë në ngjyra dhe detaje.