Themelimi i tij i parapriu krijimit të Fakultetit të Muzikës, sot pjesë e Universitetit të Arteve.

Konservatori Shtetëror u drejtua fillimisht nga prof. Albert Paparisto, i cili ishte gjithashtu drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Misioni i Konservatorit ishte përgatitja e profesionistëve në fushat kryesore të muzikës, duke ofruar formim në: piano, harqe e vegla frymore, këngë, dirigjim kori dhe orkestre, kompozicion, si dhe në disiplinat teorike.

Personalitete të shquara të muzikës shqiptare ishin pjesë e stafit pedagogjik, ndër të cilët: Çesk Zadeja, Marie Kraja, Ymer Skënderi, Hamide Stringa, Mihal Ciko. Krahas tyre, si pedagogë të jashtëm u angazhuan edhe artistë të njohur si Ramadan Sokoli, Ramiz Kovaçi, Tish Daija, Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Ramazan Kaponja, Isuf Spahiu, Milto Vako etj.

Konservatori Shtetëror i Tiranës, gjatë veprimtarisë së tij nxori breza artistësh dhe krijuesish që dhanë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e muzikës dhe kulturës kombëtare. Ndër studentët e më të njohur janë: Feim Ibrahimi, Limos Dizdari, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Margarita Kristidhi, Mira Gjoni, Eno Koço, Muharem Denizi, Gëzim Laro, Robert Papavrami, Shqipe Mingomataj, Myzejen Mullai, Baniamin Kruta, Piro Miso, Vangjo Kosta, Spiro Kalemi, Lumturi Mara etj.

Qendra e Studimit të Arteve publikoi në këtë 64-vjetor, një fotot nga koncerti i parë i Konservatorit, me Margarita Kristidhi në piano, Korin dhe Orkestrën e Konservatorit, ku dirigjonte Mustafa Krantja