Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke mundësuar pagesë me çdo kartë bankare, pa nevojën e pranisë fizike.
Ky shërbim ofron procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, e aksesueshme nga telefoni ose kompjuteri.
Falë tij, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësi konkrete të përkthyera në 282,975,000 lekë të kursyera nga shmangia e sporteleve fizike; 56,146 ditë pune të fituara; 23,100,100 km rrugë të shmangura dhe 1,617,000 litra karburant të kursyera, me ndikim ekonomik dhe mjedisor.
Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, duke synuar zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.





