“Frontex” e përshkroi rënien si një zhvillim të rëndësishëm, por paralajmëroi gjithashtu se situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetej e pasigurt.

“Trendi po lëviz në drejtimin e duhur, por rreziqet nuk zhduken”, tha drejtori i “Frontex”, Hans Leijtens.

Ai tha se bashkëpunimi i ngushtë i “Frontex” me qeveritë dhe partnerët në vendet jashtë BE-së ka dhënë rezultate pozitive.

Sipas “Frontex”, vitin e kaluar pati dukshëm më pak përpjekje të parregullta për të hyrë në BE në rrugën e Afrikës Perëndimore (rënie prej 63%), në rrugën e Ballkanit Perëndimor (rënie prej 42%) dhe në kufirin tokësor të BE-së me Bjellorusinë (rënie prej 37%).

“Frontex” ia atribuoi rënien masave të përmirësuara të sigurisë dhe bashkëpunimit me Bosnjë-Hercegovinën.