, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informoi se gjatë vitit 2025 për periudhën janar-dhjetor, janë kryer 20,048 testime të shpejta (RT) për COVID-19, nga të cilat rreth 1,793 kanë rezultuar pozitive, që përbëjnë rreth 9% të totalit.

Testet e shpejta për Covid 19 vijojnë të mbeten një nga mjetet kryesore për identifikimin e hershëm të infeksionit me SARS-CoV-2.

Ndërsa në vend qarkullojnë virozat stinore, ka ende të prekur nga Covid 19.

Testimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Testet e shpejta për Covid 19 dallohen për lehtësinë e përdorimit dhe përgjigjen e shpejtë, zakonisht brenda 15–20 minutash. Ato janë të përshtatshme për përdorim në kushte shtëpie, qendra shëndetësore apo institucione, duke ofruar një orientim të shpejtë mbi gjendjen shëndetësore të personit të testuar.