Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe është një nismë e përvitshme, e cila këtë vit ka nisur më 12 janar dhe do të përfshijë të gjitha klasat IX në shkallë vendi.

Ky konkurs nuk ka vlerë vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit, pasi garanton që gjuha shqipe të mësohet me cilësi ndër breza.

Konkursi synon të inkurajojë nxënësit jo vetëm të konkurrojnë, por edhe të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore dhe të mësojnë më shumë për gjuhën dhe trashëgiminë e tyre, duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar në një epokë të shpejtë të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.