Sipas MeteoAlb: Do të tërhiqët totalisht vala e ftohtë Siverian duke sjellë normalizim të situatës termike në territorin Shqiptar; Ndërkohë; Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, KU më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugore NDERSA gjatë pasdites dhe në vijim; pritet që kthjellimet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin të cilat më të theksuara pritet të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE të tyre; duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit dhe Beratit.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.





