“Muzeu Lëvizës” angazhon të rinjtë në Pukë për trashëgiminë kulturore

0
4

Në aktivitet u prezantuan dy komponentë kryesorë:

  • Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”, që ofron një udhëtim mes vlerave më të çmuara të historisë sonë;
  • Miniekspozita “Muzeu Im – Një Dritare drejt së Kaluarës”, ku nxënësit prezantuan objekte nga zona e Pukës të mbledhura nga qytetari Përparim Laçi, duke krijuar ura dialogu mes brezave të komunitetit.

Të rinjtë, mësuesit, prindërit dhe banorët e Pukës patën mundësinë të njihen me trashëgiminë kombëtare dhe lokale përmes këtij formati edukativ.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Balkan Museum Network dhe donatorit Headley Trust UK, në kuadër të Headley South East Europe Cultural Heritage Fund.