Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të ftohta me origjinë Polare; do të sjellin në territorin Shqiptar përmirësim të për-kohëshëm të situatës së reshjeve si edhe rënie të temperaturave; Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta POR pa reshje; Parashikohet që vonë pasdite të nisin sërish reshjet si fillim në veri – veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin; Zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të kenë reshje dëbore; Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE të tyre duke u luhatur nga -5°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Peshkopi dhe maksimumi do të ngjitet jo më shumë se 12°C në qarkun e Durrësit

Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi  5 ballë.