Recitimi i parë në publik i “Lahutës së Malcis”, pas rënies së regjimit komunist

0
4

Lahuta e Malcis është e shkruar në gegërisht, gjuha origjinale dhe standarde e kohës. Ajo është poema epike kombëtare shqiptare, botuar në vitin 1937. “Lahuta e Malcis” përbëhet nga 30 këngë dhe mbi 17 000 vargje. Fillimisht u botua nga Shtypshkronja Françeskane në Shkodër dhe ka rreth 700 faqe.

Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë.

Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe në shek. XX. Krahas barazimit me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti.