Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë kthjellime të shumta dhe vranësira të herë pas-herëshme; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Kosovës; megjithatë nuk priten reshje; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave disa gradë nën zero; si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta nga Verilindja e Europës; duke ri-kthyer problemet me ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga

 -5°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Prizrenit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e FORTE; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.