Republika e Kosovës; do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të cilat herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët; Parashikohet që reshjet e shiut dhe dëborës të vijojnë deri vonë në mbrëmje KUR pritet ndërprerje e tyre; Gjatë natës do të shfaqen probleme me ngricat në shumë akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të ULEN  si në mëngjes edhe në mesditë; luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori;  Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.