Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar, duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore KU më të fokusuara reshjet do të MBETEN sërisht në zonat Jugore dhe Juglindore; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i ndjeshëm i vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të amdhe të territorit duke i zhvendosur reshjet vetem në skajin Juglindor të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga –3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 14°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.



