UNICEF shpjegoi se fotografia e vajzës me emrin Hajira përfaqëson qëndrueshmërinë e palëkundur të miliona vajzave afgane, të cilave u mohohet qasja në arsimin e mesëm nga qeveria ekstremiste talebane e Afganistanit.

Çmimi i dytë i shkoi Natalya Saprunova, e lindur në Rusi dhe që jeton në Francë, për një fotografi nga raportimi i saj në Mongoli, ku fëmijët vuajnë nga ndotja ekstreme e ajrit.

Fotografia tregon fëmijë të vegjël që flenë në një çerdhe rreth një filtri ajri që supozohet të zvogëlojë përqendrimin e ndotësve.

Vendi i tretë i shkoi fotografit indian Sourav Das, i cili shpesh ka dokumentuar fatet e  hidhura të fëmijëve që përpiqen të mbijetojnë në kushtet më të vështira