Osmani thotë se Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në mënyrë domethënëse në këtë nismë të rëndësishme ndërkombëtare.
Osmani thekson se investimi në fëmijë dhe familje të forta është investimi më i fuqishëm në paqe, siguri dhe të ardhmen, dhe me popullsinë më të re në Evropë, Kosova është e gatshme të kontribuojë me ekspertizë, inovacion dhe partneritet të palëkundur në këtë kauzë globale.
“Kosova është krenare që qëndron përkrah presidentit Donald Trump, Zonjës së Parë Melania Trump dhe vendeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë, pasi e ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”, thuhet në një deklaratë të postuar në rrjetin X





