Europa Jugperëndimore; do të VIJOJE nën dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së martë; Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të PARAQITEN Ishujt Britanikë dhe vendet e Europës Lindore POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët NDERSA e gjithë  pjesa tjetër e Kontinentit të Europës do të ndikohet nga Anticikloni i Azoreve; duke sjellë mot të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jenë dominante. Sërisht; rajoni i Ballkanit do të përjetojë temperatura të larta me një anomale të theksuar në vlerat e mesditës deri në 5 – 6°C më të larta se vlerat normale klimatike të muajit dhjetor.