Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore edhe Veriperëndimore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR mbeten kostante në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qyetetin e Mitrovicës deri në 13°C do të jetë vlera maksimale në rang vendi; Era; do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.




