Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, u kthye në një rrëfim të hapur mbi procesin e shkrimit, udhëtimin e një historie nga fleta e bardhë te zemra e lexuesit, mbi magjinë e leximit në një gjuhë të huaj si një ftesë për të hyrë në kultura të tjera. Gjithashtu u fol edhe mbi rolin që kanë vetë nxënësit kur mblidhen në klube leximi, ndajnë libra, emocione dhe, pak nga pak, mësojnë të shkruajnë historitë e tyre.





