Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAFinlanda: Jo reaktorit bërthamor me ”Rosatom”-in

Finlanda: Jo reaktorit bërthamor me ”Rosatom”-in

Një kontratë me grupin rus ”Rosatom” për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Finlandën Veriore është anuluar për shkak të rreziqeve shtesë nga pushtimi rus në Ukrainë, tha sot konsorciumi me shumicë finlandeze që drejton projektin. “Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar rreziqet e projektit të vendosur në brigjet e detit Baltik”, justifikon konsorciumi ”Fennovoima” në një deklaratë. ”Fennovoima”, dy të tretat në pronësi të një konsorciumi kompanish finlandeze dhe 34% nga ”Rosatom”, vëren edhe “vonesat e konsiderueshme dhe paaftësinë e filialit të gjigantit bërthamor rus për të përfunduar reaktorin ‘Hanhikivi-1”. “Kjo do të thotë se bashkëpunimi (…) ndërpritet me efekt të menjëhershëm (…) dhe se puna në lokacionin ‘Hanhikivi-1’ me grupin rus ka përfunduar”, thekson deklarata. I vlerësuar në më shumë se 7,5 miliardë euro, projekti i reaktorit 1 200 megavat, i vendosur në Pyhajoki, në Finlandën Veriore, daton në vitin 2010 dhe tashmë kishte vuajtur nga vonesat dhe pasiguritë e shumta. Vendimi për anulimin e kontratës me ”Rosatom”-in nuk ishte i lehtë. ”Në një projekt kaq të madh ka kompleksitete të rëndësishme dhe vendimet merren vetëm pas vlerësimeve të plota”, tha ”Fennovoima”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments