Sipas MeteoAlb: Shqipëria që në orët e para të mëngjesit do të paraqitet nën ndikimin e reshjeve të shiut, KU në zonat Jugore dhe Veriore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve. Ndërsa në zonat Qëndrore reshjet e shiu të pritet të jenë në sasira më të pakta. Kjo situtat atmosferike parashikohet të na shoqërojë deri në orët e pasdites, KU dhe pritet dobësim gradual i këtij sistemi me reshje i cili në vijim do të sjelli vetëm momente të pakta me pika shiu në Veriperëndim dhe pjesërisht në zonat Qëndrore.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në Sarandë.
Era do të fryjë e mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.




