Ligji, i mbështetur nga qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni, vjen në përgjigje të një serie vrasjesh dhe formash të tjera dhune që synon gratë në Itali.
Rastet e profilit të lartë, të tilla si vrasja e studentes Giulia Cecchettin në vitin 2023, kanë qenë çelësi i protestës së gjerë publike dhe debatit rreth shkaqeve të dhunës ndaj grave në kulturën patriarkale të Italisë.
“Ne kemi dyfishuar fondet për qendrat dhe strehzat kundër dhunës, kemi vendosur një linjë telefonike emergjente dhe kemi realizuar aktivitete inovative arsimore dhe ndërgjegjësuese”, deklaroi Meloni.
“Këto janë hapa konkrete përpara, por nuk do të ndalemi këtu. Duhet të vazhdojmë të bëjmë shumë më tepër, çdo ditë”, shtoi ajo.
Edhe pse opozita e qendrës së majtë mbështeti ligjin në parlament, ajo theksoi se qasja e qeverisë trajton vetëm aspektin kriminal të problemit, duke lënë të patrajtuara ndarjet ekonomike dhe kulturore.
Agjencia italiane e statistikave ISTAT regjistroi 106 vrasje të grave në vitin 2024, 62 prej tyre të kryera nga partnerë ose ish-partnerë





