Dokumenti doktrinar prej 40 faqesh hedh poshtë poliamorinë dhe rikonfirmon se çdo martesë autentike është një unitet i përbërë nga dy individë, që kërkon një marrëdhënie intime dhe totalizuese e cila nuk mund të ndahet me të tjerët.

Deklarata e re nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit ka mbështetjen zyrtare të Papa Leone XIV.

Ekskluziviteti është karakteristika kryesore e martesës, thuhet në dokument – duke shpjeguar se vetëm dy njerëz mund t’i jepen plotësisht dhe tërësisht njëri-tjetrit; përndryshe, dhurata bëhet e pjesshme dhe nuk arrin të respektojë dinjitetin e tjetrit.

“Edhe pse çdo bashkim martesor është një realitet unik, i mishëruar brenda kufizimeve njerëzore, çdo martesë autentike është një unitet i përbërë nga dy individë, që kërkon një marrëdhënie intime dhe gjithëpërfshirëse – e cila nuk mund të ndahet me të tjerët”, thuhet në dokument.

“Martesa duhet kuptuar si një bashkim unik dhe ekskluziv midis një burri dhe një gruaje”, thuhet në dokument.

Dikasteri tha se e kishte publikuar dokumentin pas kërkesave të peshkopëve në Afrikë, ku poligamia praktikohet ende.

Një arsye tjetër ishte se forma të ndryshme publike të bashkimeve jo-monogame, ndonjëherë të quajtura poliamori – po rriten në Perëndim