Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë Veriore; vendi yne do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat; herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në gjysmën Lindore të Shqipërisë; Më të dendura reshjet e dëborës do të jenë në zonat verilindore; Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët e shënuar në Verilindje të territorit deri në 16°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë; me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht  Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.