Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AW EN)  nisën fushatën  “Deri sa vdekja të na ndajë”, e cila synon parandalimin e femicidit, një nga problemet më të mprehta sociale jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.

Fushata u mbështet nga kostumografja e njohur shqiptare Iliriana Basha, fustani unik i zi i nusërisë i së cilës, u shndërrua në një simbol të fuqishëm të luftës kundër femicidit.Fushata “Deri sa vdekja të na ndajë” do të vazhdojë në periudhën në vijim me një sërë aktivitetesh të fokusuara në edukimin publik përmes materialeve informuese, burimeve dhe grupeve mbështetëse për gratë që përjetojnë dhunë, si dhe për komunitetet e tyre. Aleanca Gjinore për Zhvillim(GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)  na kujtojnë se femicidi nuk është çështje private, por përgjegjësi e të gjithë shoqërisë sepse veprimi i duhur në kohë mund të shpëtojë një jetë.