në sallën e konferencave të hotel ”Hope”, në bazën ajrore ”Wright-Patterson”, në Dayton të Ohajos, udhëheqësit e Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë nënshkruan një marrëveshje që i dha fund tre viteve e gjysmë lufte në BH, sipas website https://theconversation.com/.

Tri javë më vonë, u nënshkrua Marrëveshja e Kuadrit te Përgjithshem, e njohur si Marrëveshjet e Paqes e Dayton-it.

Lufta për Bosnjën ishte lufta më brutale dhe shkatërruese që lindi nga shpërbërja e Jugosllavisë. E sulmuar që nga momenti që lëvizi drejt pavarësisë në fillim të vitit 1992 nga forcat e milicisë, Bosnja lindi në mes te konflikteve dhe pothuajse u zhduk. Gjysma e popullsisë së saj prej 4,4 milionë banorësh u zhvendos me forcë dhe mbi 100 000 njerëz vdiqën gjatë konfliktit.

Spastrimi etnik dhe krimet e luftës shënuan luftën, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës në korrik 1995, në të cilin më shumë se 8 000 viktima boshnjake u vranë nga ushtria e Republikës Srpska.

Paqja e arritur në Dayton e la Bosnjën të paprekur si vend, por të ndarë në dy entitete: Republikën Srpska, një entitet separatist i shpallur nga serbët etno-nacionalistë, në janar 1992, dhe Federatën Boshnjake. Ndërkohë, një forcë ushtarake ndërkombëtare u vendos për të siguruar paqen.

Por, ajo ishte një paqe e shëmtuar: pacienti u shpëtua, por mbeti i deformuar dhe i dobët.

Si studiues që kanë shkruar gjerësisht për luftën boshnjake dhe pasojat e saj, ne besojmë se trashëgimia e Marrëveshjeve të Paqes, 30 vjet më vonë, është padyshim e përzier.