Republika e Kosovës gjatë paradites parashikohet të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore. POR duke filluar orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë territorin e Kosovës, KU gjatë pasdites dhe orëve vijuese vranësirat do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. Reshjet e shiut më dukshme pritet të jenë në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në Vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë maksimale 75 km/h nga drejtimi Juglindor.





