Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë muajit korrik 2022 ka shqyrtuar 265 etiketa të produkteve ushqimore. AKU bëri të ditur se, etiketat jokonforme i janë kthyer përsëri Operatorit të Biznesit Ushqimor për të kryer reflektimet bazuar në legjislacionin përkatës, për etiketimin e produkteve ushqimore dhe informacionin e konsumatorit. Sipas AKU-së, nga 265 etiketat e shqyrtuara, 149 etiketa ose 56.2 % e tyre kanë rezultuar të rregullta, konform ligjit ndërsa 116 të tjera që përbëjnë 43.8 % kanë rezultuar me probleme dhe jokorrekte me ligjin. Më datë 19 korrik 2020 hyri në fuqi vendimi i ri i qeverisë “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. Sipas këtij vendimi çdo operatori biznesi ushqimor (OBU), i cili është përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, bën notifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së, ku ushtron aktivitetin. Vendimi sanksionon kërkesat e detyrueshme që duhet të përmbajë etiketa e një produkti ushqimorë, si emri i produktit ushqimor apo lista e përbërësve. Ndërkohë, dy tregues të detyrueshëm për deklarim në etiketë janë “substancat/ përbërës alergente” dhe “vlerat ushqimore mesatare”, të cilat nuk kanë qenë me parë elementë të detyrueshëm për deklarim në etiketë. Gjithashtu është shtuar edhe shënimi për vlerën e energjisë; sasinë e yndyrave, të yndyrave të ngopura, karbohidrateve, sheqernave, proteinave, vitaminave dhe kripës. Etiketimi i produkteve është konform standardeve më të mira të BE-së dhe i përgjigjet rritjes së sigurisë ushqimore në vend.https://ata.gov.al/2022/08/02/aku-shqyrton-265-etiketa-te-produkteve-ushqimore/
AKU shqyrton 265 etiketa të produkteve ushqimore
RELATED ARTICLES