Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETABankat të gatshme për të financuar projekte në sektorin e energjisë

Bankat të gatshme për të financuar projekte në sektorin e energjisë

Në simpoziumin ”Elektroprivreda NET 2022”, e zhvilluar në Budva u arrit në përfundimin se bankat ishin të gatshme të financonin projekte të mira në sektorin e energjisë dhe se ishte e nevojshme të absorboheshin më shumë fonde evropiane në dispozicion. Drejtoresha ekzekutive e Fondit për Investime dhe Zhvillim (IRF) Irena Radoviç deklaroi se ”përmes rolit të IRF-së u arrit forcimi i konkurrencës së ekonomisë së Malit të Zi, ofrimi i mbështetjes për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, duke forcuar bashkëpunimin me të gjitha administratat lokale në Mal të Zi, dhe se ky institucion (IRI) është i fokusuar në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër të ekonomisë malazeze”. ”Është shumë e rëndësishme që të gjithë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të heqin të gjithë kufijtë. Ky do të jetë një treg i përbashkët në vitin 2024 dhe prandaj është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje konkurrencës së ekonomive tona”, theksoi Radoviç. Shefi i zyrës së KfW në Mal të Zi Zeljko Uljareviq theksoi se ”banka ka investuar mbi 670 milionë euro në Mal të Zi që nga viti 2000, kryesisht në tre sektorë: energji, shërbime komunale dhe sektorin financiar”. Ai tha se Bashkimi Evropian aktualisht ofron modelin më të mirë të financimit, duke shtuar se pengesat më të mëdha kanë qenë procedurat dhe konsensusi social për disa projekte. Shefja e bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Yngve Engstrom, tha se ”prodhimi

i energjisë është një aktivitet tregtar që kërkon një qasje shumë të kujdesshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ