Pas transformimit të saj disa vite më parë, Piramida e Tiranës, ndërtesa simbol e periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri, përveçse atraksion turistik është kthyer edhe në një qendër multifunksionale.
Piramida që ndërthur historinë, arkitekturën, turizmin, modernen dhe inovacionin, është në mesin e disa atraksioneve unike turistike që ofron Tirana, dhe ngjall interes të lartë për historinë e saj, por edhe për arkitekturën e veçantë, që ngjason edhe me piramidat e Egjiptit.
Në vitet e fundit të diktaturës në Shqipëri ishte një muze kushtuar diktatorit shqiptar Enver Hoxha cili drejtoi Shqipërinë komuniste në vitet 1944-1985, ndërsa sot Piramida është kthyer në qendër shumëfunksionale dhe në një atraksion për turizmin në Tiranë.





