Disa prej zonave të mbrojtura të vendit do të pasurohen me një rrjet të ri ballkonesh panoramikë.

Ky projekt një nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon të ofrojë për vizitorët eksperienca turistike më të plota, ndërgjegjësuese dhe edukative në natyrë.

Ballkonet panoramikë do të shtrihen në 12 qarqet e vendit dhe do të realizohen në pika strategjike që ofrojnë pamje të bukura nga peizazhi shqiptar, si: Parku Kombëtar Mali i Tomorit në  Berat; Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në Dibër; Divjakë-Karavasta në Fier; Maja e Kallabakut në Parkun Natyror Korab-Koritnik në Kukës, Parku Natyror Syri i Kaltër në qarkun Vlorë, Parku Kombëtar Mali i Dajtit në Tiranë; Parku Natyror Qafështamë në Durrës; Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës në Gjirokastër; Parku Kombëtar Shebenik në Elbasan etj.

Ballkonet panoramike do të jenë struktura të lehta, të ndërtuara me materiale ekologjike dhe me ndikim minimal në mjedis.