Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu; më të dukshme në zonta Jugore – Jugperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu KU në zona të izoluara do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në Vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë maksimale 75 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.



