Sipas MeteoAlb: Një stuhi e fuqishme ciklonare do të zhvillohen në perëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike në vendin tone; për pasoje; vranësirat dhe shirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit; të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë shtrëngate; herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere; Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke intensifikuar shirat në të gjithë territorin e vendit; duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të Shqipërisë; Ky destabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në Vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët në Verilindje të territorit deri në 24°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.



