James Van Der Beek po nxjerr në ankand disa nga sendet e tij të çmuara, sipas “People”.

Fansat, tani kanë shansin për të rrëmbyer disa nga sendet tij që ai ka mbajtur në rolet e tij në “Dawson’s Creek” dhe “Varsity Blues” në një ankand që do të organizohet në fillim të dhjetorit.

Adhuruesit e serialit “Dawson’s Creek” do të kenë shansin për të pasur varësen që Dawson i dhuroi Joey për mbrëmjen e maturës, që vlerësohet të arrijë një çmim nga 26,400 deri në 52,800 dollarë.

Veshja e Dawson për episodin pilot pritet të grumbullojë deri në 4,000 dollarë, si dhe sende të tjera nga seriali, i cili u transmetua nga viti 1998 deri në vitin 2003.

Këpucët e tij të veshura në hitin e vitit 1999 “Varsity Blues”, dhe kapelja West Canaan Coyotes do të dalin gjithashtu në ankand.

“I kam ruajtur këto thesare për vite me radhë, duke pritur kohën e duhur për të bërë diçka me to, dhe me të gjitha kthesat e papritura që jeta ka paraqitur kohët e fundit, është e qartë se koha ka ardhur tani”, tha Van Der Beek.

Ylli, i cili luajti rolin e Dawson Leery në “Dawson’s Creek”, njoftoi në nëntor 2024 se është diagnostikuar me kancer kolorektal në fazën 3.

Në shtator, babai i gjashtë fëmijëve hoqi dorë nga ribashkimin i “Dawson’s Creek” në Nju Jork, ku anëtarët e kastit organizuan një episod pilot të shfaqjes.

Ylli i Broadway, Lin-Manuel Miranda zëvendësoi Van Der Beek, i cili bëri një paraqitje virtuale në vend të tij.