Filmi do të jetë një përshtatje i romanit të vitit 1982 i shkruar nga Anne Rice, në të cilin zhvillohet historia e shekullit XVIII të yjeve meshkuj këngëtarë – që u kastruan për të ruajtur zërat e tyre të lartë.
Tom Ford do të drejtojë, prodhojë dhe shkruajë filmin, por detajet e roleve që do të luhen nga Adele dhe anëtarët e tjerë të kastit nuk janë zbuluar ende.
Libri tregon historinë e dy të kastruarve që bëhen këngëtarë të suksesshëm opere në Venecia dhe jetët e të cilëve janë të ndërthurura.
Në kast do të marrin pjesë gjithashtu, Ciarán Hinds, George MacKay, Mark Strong, Hunter Schafer dhe Thandiwe Newton.
Adele, një nga yjet më të njohura të muzikës në Britani të Madhe, publikoi albumin e saj të fundit katër vjet më parë dhe ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes që kur përfundoi koncertin në Las Vegas, një vit më parë.
Ajo tha se po planifikonte të bënte “një pushim të gjatë” pas performancave live të vitit të kaluar.
Ndërkohë, Ford ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në modë, por ka bërë edhe dy filma shumë të vlerësuar, “A Single Man“ me protagonistë Firth dhe Hoult, në vitin 2009; dhe “Nocturnal Animals“ i cili i siguroi dy nominime për çmim “Bafta“, në vitin 2016.
Ai ia shiti shtëpinë e tij të modës me të njëjtin emër Estee Lauder për 2,8 miliardë dollarë në vitin 2022, përpara se të njoftonte largimin e tij nga industria e modës dhe t’i kalonte 20 vitet e ardhshme të jetës duke bërë filma.





