Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore; më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes; POR maksimumet do të rriten me 2°C
duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare;
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë brigjet detare do të jenë pa – dallgë.





