Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ofron fluturime direkte drejt Heraklionit, në Kretë, qyteti i katërt më i madh në Greqi.
Kjo linjë e re është pjesë e strategjisë për zgjerimin e ofertës ajrore dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe biznesi për rajonin e Mesdheut.Nga janari deri në shtator aeroporti i Rinasit ka përpunuar një numër të lartë pasagjerësh dhe turistësh, duke u kthyer kështu në portën më të madhe të hyrje-daljeve në Shqipëri.
Sipas të dhënave në 9 muajt e parë të vitit, rezulton se në Rinas janë përpunuar mbi 9 milionë pasagjerë në hyrje dhe dalje të vendit tonë.





