Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka fuqizuar punën për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore e historike të zonës së Gjirokastrës.

Në kuadër të përgatitjes së një aplikimi të përbashkët IPA, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit koordinoi hartimin e një strategjie të integruar që synon shpëtimin, restaurimin dhe rijetëzimin e disa monumenteve, përfshirë projektet e Manastirit të Ungjillizimit në Vanistër, Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses në Raven dhe monumente të tjera me vlera të veçanta në Goranxi”.

Aplikimi vjen si bashkëpunim me bashkinë Dropull, Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturës, ekipin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, si dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe komunitetin.