Sipas shumë eksperimenteve disa prej tyre shkaktojnë shtim në peshë, të tjerë mund të shkaktojnë ndryshime në rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, e kështu me radhë.
Një analizë në shkallë të gjerë e kryer nga ”King’s College London” dhe Universiteti i Oksfordit dhe e botuar në revistën ”The Lancet” hedh dritë mbi ngjarjet anësore që lidhen me ilaçe të ndryshme.
Studiuesit shqyrtuan 151 studime mbi 30 ilaçe të përdorura zakonisht për depresionin, duke përfshirë mbi 58 500 pacientë.
Dhe për herë të parë, u krijua një renditje që lejon krahasimin e lehtë të efekteve të ilaçeve.





