Kjo shfaqje u realizua me mjeshtëri nga tre të rinj të talentuar lezhjanë, Leandro Malshi, Donald Lleshi dhe Sidrit Mergjyli, si dhe me pjesëmarrjen e aktorit të njohur Kol Kunora.
Regjia u vu në skenë nga Alket Bushi, ndërsa skenografia u realizua nga Ymer Metalija, nën kujdesin e Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.
Salla “Djemtë e Detit”, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, u shndërrua në një skenë të gjallë dhe plot energji, ku satira fishtjane mori jetë përpara publikut lezhjan.
Të pranishmit ndoqën me interes dhe entuziazëm interpretimin, duke përgëzuar aktorët për profesionalizmin, humorin dhe mënyrën e shkëlqyer se si sollën në skenë veprën e Fishtës, një rikthim i denjë i satirës klasike shqiptare “Te porta e parrizit”.
Ky aktivitet u përmbyll mes duartrokitjeve të gjata dhe një ndjenje krenarie për trashëgiminë kulturore që vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj.





