Komisioni Evropian po ofron 40 000 bileta udhëtimi “Interrail” (udhëtim pa pagesë me tren) për të rinjtë evropianë, në kuadër të një programi vjetor dhurimesh.
Sipas njoftimit për shtyp, aplikantët duhet të kenë të lindur në vitin 2007 dhe të plotësojnë një kuiz të shkurtër në një faqe të dedikuar interneti. Afati i aplikimeve është deri më 13 nëntor.
“Dyzet vjet më parë, Shengen hapi dyert drejt një Evrope pa kufij,” tha komisioneri i BE-së për Rininë, Glenn Micallef.
“Sot, e festojmë këtë liri duke u dhënë 4 ,000 të rinjve mundësinë ta përjetojnë, të kalojnë kufijtë, të njohin njerëz të rinj dhe të zbulojnë pasurinë e Evropës sonë të përbashkët”, shtoi ai.
Fituesit do të mund të udhëtojnë falas për një periudhë deri në 30 ditë midis 1 marsit 2026 dhe 31 majit 2027.
Ata do të përfitojnë gjithashtu zbritje në transport publik, aktivitete kulturore, akomodim, ushqim, sport dhe shërbime të tjera në gjithë kontinentin evropian.
Mbajtësit e biletave mund të zgjedhin itinerarin e tyre ose të ndjekin rrugët e sugjeruara nga Komisioni.
Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore do të marrin mbështetje të përshtatshme, bëri të ditur Komisioni.





