Andrew, 65 vjeç, është përballur me hetime për shkak të miqësisë së tij me Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzim seksual, pas publikimit të biografisë “Nobody’s Girl” (Vajza e Askujt) të Virginia Giuffre, akuzueses së tij.

Giuffre – të cilën princi pretendon se nuk e ka takuar kurrë – thote në librin e kujtimeve se Andrew kishte abuzuar seksualisht ndërsa ajo ishte një adoleshente.

Giuffre u vetëvra në prill në moshën 41-vjeçare. Andrew ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat kundër tij.

“Madhëria e Tij ka nisur sot një proces formal për të hequr Titujt dhe Nderimet e Princit Andrew”, tha sot Buckingham Palace në një deklaratë – duke kritikuar Andrew.

“Princi Andrew tani do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor. Qiraja e tij në Royal Lodge, deri më sot, i ka siguruar atij mbrojtje ligjore për të vazhduar qëndrimin. Njoftimi zyrtar tani është dorëzuar për të hequr dorë nga qiraja dhe ai do të transferohet në një akomodim privat alternativ”, sipas deklaratës.

“Këto kritika konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon të mohojë akuzat kundër tij”, tha Buckingham Palace.

Vajzat e Andrew, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, do t’i mbajnë titujt e tyre pasi janë vajzat e djalit të një sovrani – në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Mbreti George V në vitin 1917.

Gjithashtu kuptohet se qeveria britanike është konsultuar për vendimet e Mbretit Charles.

Andrew kishte kërkuar t’i jepte fund shqyrtimit të ripërtërirë të sjelljes së tij – duke hequr dorë nga përdorimi i titujve të tij, në fillim të këtij muaji.

Por, cdo lëvizje e tij nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur rrjedhën e titujve negativë në media, përkundrazi ato ngjallën pyetje të reja, rreth mënyrës se si ai kishte arritur të paguante Giuffre përmes një marrëveshjeje multimilionëshe në nje çështje civile të vitit 2022 dhe të financonte stilin e tij të jetesës – pavarësisht se nuk kishte qenë anëtar i familjes mbretërore që nga viti 2019.