Bazilika e famshme  “Sagrada Familia” në Barcelonë ka fituar titullin e kishës me kullën më të lartë në botë, pas vendosjes së segmentit të parë të kryqit në Kullën e Jezu Krishtit, duke kaluar kështu “Minsterin e Ulmit” në Gjermaninë jugore.

Vendosja e këtij segmenti shënon  fazën përfundimtare të ndërtimit të “Sagrada Família”- Me shtimin e krahut të poshtëm të kryqit  kulla qendrore tani arrin një lartësi prej 162,91 metrash, duke tejkaluar për herë të parë “Minsterin e Ulmit” , që deri më tani mbante rekordin me 161,5 metra.

Pas përfundimit të plotë, i cili pritet në vitin 2026, bazilika me dizajnin e saj unik do të arrijë 172,5 metra lartësi, pra më shumë se 10 metra më shumë se kulla e kishës gjermane.

Pjesa e re, e prodhuar në shtetin gjerman të Bavarisë, u dërgua në Barcelonë në katër pjesë në korrik dhe u montua mbi një platformë mbi navatën qendrore.

Guaska e jashtme e kryqit është e veshur me qeramikë të bardhë me shkëlqim dhe xham, për të reflektuar dritën dhe për t’i rezistuar kushteve ekstreme të motit.

Sipas arkitektit, inaugurimi zyrtar është planifikuar për 10 qershor 2026, në 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit, Antoni Gaudí.