Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët lidhur me politikat e tyre shëndetësore për vitet në vijim.

Programi i Dytë Evropian i Punës 2026–2030 (EPW2) u miratua unanimisht nga vendet gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Rajonal të OBSH-së në Kopenhagë, njoftoi organizata..

Strategjia e re pesëvjeçare përshkruhet nga OBSH Evropa si një “hartë rruge ambicioze dhe e orientuar drejt veprimit” për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme, më të drejta dhe më të qëndrueshme në rajon.

Drejtori Rajonal, Hans Kluge, e quajti këtë marrëveshje “një busull shëndetësore në një epokë të  turbullt”.

Ai tha se bëhet fjalë për një premtim kolektiv për të mbrojtur njerëzit nga krizat, për të reduktuar pabarazitë, për të mbështetur profesionistët e shëndetësisë, për të promovuar shkencën dhe për të rikonceptuar sistemet shëndetësore për brezat e ardhshëm.