I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahej në burgun e Hagës pa gjyq.
Sipas tij, Thaçi duhej të padiste Hagën në gjykatën amerikane.
“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por, një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjatet për shumë vite”, tha Grenell në X.
“Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian”, shkroi ai.
“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, tha Grenell.





