Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) mori pjesë me sukses në Auto e Moto d’Epoca Bologna 2025, një nga panairet më prestigjioze europiane të automjeteve klasike.
Pjesëmarrja shqiptare u vlerësua për promovimin e kulturës automobilistike dhe trashëgimisë historike të automjeteve, duke nxjerrë në pah pasionin për lëvizjen që nuk ndalet.
DPSHTRR njoftoi se pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare do të vijojë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të Shqipërisë në arenën europiane të automjeteve klasike.





