Si ndikojnë ndryshimet e kohës tek gjumi?

Edhe një ndryshim njëorësh mund të çrregullojë orarin e gjumit, pasi puna dhe shkolla nuk ndryshojnë. Ndryshimi i pranverës shpesh është më i vështirë, me mëngjese më të errëta dhe mbrëmje më të gjata, duke vështirësuar fjetjen në orarin e zakonshëm.

Studimet tregojnë rritje të aksidenteve rrugore dhe sulmeve në zemër në ditët e para pas ndryshimit.

Disa persona me “depresion sezonale” mund të përjetojnë vështirësi për shkak të ditëve më të shkurtra. Por shumica e njerëzve përshtaten lehtë, sikurse pas një udhëtimi me ndryshim kohe (jet lag).

Rreth 1 në 3 të rritur flenë më pak se 7 orë natën, dhe mbi gjysma e adoleshentëve nuk flenë 8 orë të rekomanduara. Mungesa kronike e gjumit lidhet me sëmundje zemre, rënie të kujtesës, obezitet dhe probleme të tjera shëndetësore.

Si të përgatitemi për ndryshimin e kohës

Ndryshimi gradual i orarit të gjumit, edhe 15 minuta për natë në ditët para ndryshimit, ndihmon trupin të përshtatet. Por drita e diellit në mëngjes mbetet thelbësore për të rivendosur ritmin biologjik. Nëse nuk mund të shkoni jashtë, uluni pranë dritareve.