Sipas MeteoAlb:  Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë herë pas here shira të dobët e lokalë; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë; Parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga vranësira dhe shira POR në sasi të pakta; Moti do të ketë përmirësim vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.