Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë me alternime kthjelllimesh dhe vranësirash të shumta të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore; POR orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e MV duke gjeneruar shira si fillim në zonat Perëndimore dhe gradualisht pas-mesnatës do të përfshijnë të gjithë territorin e MV; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.