Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë momente me pika shiu; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës POR pritet që rrebeshe të ketë vetëm në skajin veriperëndimor; Parashikohet që reshjet të shtohen në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës; Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor.




