Gaza po përjeton një katastrofë shëndetësore që do të zgjasë edhe per brezat e ardhshem, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Izraeli ka lejuar më shumë furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera të kalojnë në Gaza që kur një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi më 10 tetor, por nivelet janë nën ato të nevojshme për të rindërtuar sistemin e kujdesit shëndetësor”, theksoi Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus ne programin Today te BBC 4.

I pyetur për situatën në terren, ai tha se ‘’banorët e Gazës kishin përjetuar uri, lëndime,një sistem të dobet  të kujdesit shëndetësor dhe shpërthime sëmundjesh të nxitura nga shkatërrimi i infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve’’.

‘’Gjashtëqind kamionë ndihme në ditë duhet të mbërrijnë në Gaza, por mesatarja është midis 200 dhe 300’’, theksoi Dr. Tedros.

Ndihma  nuk duhet të shndërrohet në armë dhe i bëri thirrje Izraelit të mos vendosë kushte për dorëzimin e saj, duke përfshirë kthimin e trupave të pengjeve të vdekura që ndodhen ende në Gaza, gjë që është bërë një pikë kyçe mosmarrëveshjeje gjatë armëpushimit.

I pyetur për rolin që duhet të luajnë SHBA, Dr. Tedros tha se “meqenëse SHBA ka ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes, ato kanë përgjegjësinë të sigurohen që të gjitha palët po e respektojnë atë”.